Aktori i njohur “Game of Thrones”, Darren Kent ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e zbulimit të talenteve “Carey Dodd Associates” përmes një deklatare të postuar në Twitter.
“Me pikëllim të thellë duhet t’iu tregojmë se miku dhe klienti ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë të premten. Prindërit dhe miku i tij më i mirë ishin pranë tij në minutat e fundit të jetës së tij. Pusho në paqe shokun tim.”– ka shkruar agjencia.
Kent lindi dhe u rrit në Essex, ndërsa ndoqi arsimin në Italia Conti, ku u diplomua në 2007. Ai nisi karrierën si aktor në vitin 2008 teksa luajti një rol në filmin horror “Mirrors” dhe më vonë fitoi çmimin e aktorit më të mirë në ceremoninë e çmimeve ‘Van D’or’ të vitit 2012 për personazhin Danny në filmin “Sunnyboy”.
Ai gjithashtu luajti një rol në filmin “Game of Thrones” dhe “Dungeons and Dragons: Honor Among Thieves”.
Disa filma të tjerë ku ai luajti disa pjesë janë, “Snow White and the Huntsman,” “Marshal’s Law,” “Bloody Cuts,” “The Frankenstein Chronicles, “Blood Drive,” “Les Misérables,” “Green Fingers,” “EastEnders,” “Happy Hours,” “Love Without Walls” dhe “Birds Sorrow.”
© Panoramaplus.al
