Këngëtari legjendar Tony Bennett , i njohur për këngën “I Left My Heart in San Francisco”, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur publicistja e tij, Sylvia Weiner, teksa tregoi se ai vdiq në qytetin e tij të lindjes në New York vetëm dy ditë përpara ditëlindjes së tij duke mos treguar kështu shkakun e vdekjes.
“Toni na la sot. Ai ishte duke kënduar në pianon e tij dhe kënga e tij e fundit ishte “Because of You”, hiti i tij i parë”, ka shkruar Sylvia në Instagram.
Artisti dhe familja e tij në vitin 2021 treguan që këngëtari u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer në 2016, por publiku nuk ishte në dijeni të gjendej së tij të rëndë shëndetësore pasi ai nuk i ndaloi së bëri muzikë.

Në një karrierë që zgjati tetë dekada, Bennett mahniti Bob Hope dhe Frank Sinatra, teksa performoi drejtpërdrejt në ‘MTV’, luajti një rol në në filmin vizatimor “The Simpsons”, regjistroi dy albume duete me Lady Gaga, duke fituar 20 çmime ‘Grammy’ dhe dy ‘Emmy’.
Gjatë karrierës së tij prej dekadash, Bennett lançoi më shumë se 70 albume dhe shiti rreth 50 milionë disqe në mbarë botën.
Ai gjithashtu theu Rekordin Botëror Guinness si personi më i vjetër që publikoi një album me këngë të reja të reja, në moshën 95-vjeçare.
© Panoramaplus.al

