15 Qershor, 2023

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare aktorja e njohur e dramës ‘Elizabeth R’


Aktorja dhe ish-deputetja e njohur, Glenda Jackson ka vdekur në moshën 87- vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur agjenti i saj, Lionel Larner gjatë një deklarate ditën e sotme, i cili tha se artistja ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje.

“Glenda Jackson, aktore dhe politikane dy herë fituese e çmimit Oscar, vdiq në shtëpinë e saj në Blackheath, Londër këtë mëngjes pas një sëmundjeje që nuk zgjati shumë.”- tha agjenti i aktores.

Jackson u bë një yll ndërkombëtar në vitet 1970, duke fituar çmimin ‘Oscar’ për filmin ‘Women in Love’ dhe ‘A Touch of Class’.

Ajo gjithashtu luajti rolin e ‘Mbretëresha Elizabeth I” në dramën “Elizabeth R”.

Politika ishte një ndër pasionet e saj, derisa ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’u bërë deputete e Laburistëve në veri të Londrës nga viti 1992 deri në 2015.

Kjo përfshinte dy vjet si Ministre e transportit në qeverinë e Re Laburiste të Tony Blair nga viti 1997.

Ndërsa disa vite më vonë ajo iu rikthye sërish ekranit, duke fituar një tjetër çmim për rolin e saj në  në dramën televizive “Elizabeth Is Missing” në 2020.

© Panoramaplus.al