Aktori i njohur Ray Stevenson, ka ndërruar jetë në moshën 58- vjeçare.

Ylli i cili luajti në filmin “Thor” si “Volstagg” dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen e tij.
Detajet e vdekjes së aktorit britanik nuk janë bërë të ditura.

Stevenson ishte një personazh i njohur në ekran. Ai u bë i njohur për publikun si ushtari Titus Pullos në serialin e HBO, “Roma”.
Një vit pas përfundimit të serialit, ai u shfaq në ‘Punisher: Ëar Zone’ të vitit 2008 në rolin e heroit të Marvel, Frank Castle dhe më pas në ‘Thor’.
Ai kishte bërë gjithashtu edhe paraqitje të tjera në “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.
Së fundmi ai luajti rolin e Scott Buxton në projektin e madh të Netflix ‘RRR’.
© Panoramaplus.al

