7 Korrik, 2022

E tradhtuar nga Andi? Melisa i bën ish-të dashurit ‘dhuratën’ e pakëndshme për ditëlindje: Kam parë mesazhe…


Çifti i vetëm i “Për’puthen” Andi Shehi dhe Melisa Lleshi i dhanë fund lidhjes para pak kohësh duke u bërë qendra e vëmendjes.

Ditën e sotme Andi feston ditëlindjen dhe një ‘dhuratë e pakëndshme’ i ka ardhur në mesnatë nga Melisa e cila ka publikuar këngën e re të titulluar “Adios” në shqip “Mirupafshim”.

Dëgjuesit e Melisës shprehen të bindur teksti është një dedikim për ish-të dashurin. Melisa ka lënë vend për dyshime se Andi e ka tradhtuar. Ndër vargje ajo thotë: “A ma shumë se unë ta thyn ajo? Po hala në zemër m’ki tattoo, e dije se si unë nuk t’vijn mo. S’ki mu pa s’ki mu pa ma adios, t’i kam fal merri tana adios.”

Në një pjesë të tekstit ajo ngre aludime duke thënë se e ka kuptuar tradhtinë pasi ka parë një mesazh: “Hala m’don, xhelozon po te tjetra m’shan. Nuk o rren s’ma kan’ thon, sms kam pa!”

“Andi të paska tradhtuar”- shkruan dikush në sektorin e komenteve në YouTube. Një komentues tjetër shprehet: “Këngë e nxjerrë në 00:00 kur ka ditëlidnjen Andi”. ” Me siguri dedikim Andit”- shkruan një koment.

Pak ditë më parë Andi foli për ndarjen nga Melisa duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike. “U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.- u shpreh ai i ftuar në “E diell”. I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

Ndërkohë, Melisa po përflitet për një lidhje me Majk. Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Tiranë, katë ditë më parë. Nuk dihet nëse është rastësi apo dyshja po punon për ndonjë bashkëpunim muzikor. Por nuk bie poshtë as mundësia mes ish-konkurrentes dhe këngëtarit të ketë nisur diçka. Së fundmi reperi ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Melisën. Ai shpërndau në profilin e tij në rrjetet sociale këngën e saj të re.

© Panoramaplus.al