29 Shtator, 2023

E tradhtoi partneren shtatzënë, zbulohet identiteti i vajzës që Neymar kishte një aferë


Prej disa ditësh futbollisti i njohur Neymar është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të një videoje që po bën xhiron e rrjetit ku duket qartë ai duke u puthur me një vajzë teksa po shijojnë natën së bashku në një klub nate.

Mirëpo së fundmi gazetari i njohur Jordi Martin ka zbuluar identitetin e vajzës që dyshohet se futbollisti ka tradhtuar partneren e tij Bruna Biancardi, e cila është në pritje të ëmbël.

Gjatë emisionit “Amor y fuego’ ai tregoi se vajza në fjalë është ish-kolege e Clara Chia-s, partneres aktuale të mikut të tij Gerard Pique.

Ajo quhet Carola Gil dhe përveçse ish-bashkëpunëtore e Chia-s, ajo është shoqja më e mirë e këngëtares së njohur Tini Stoessel.

Sipas gazetarit Neymar dhe Carola janë takuar prej disa muajsh, madje sipas tij ajo ka qenë edhe në ditëlindjen e tij.

Ata janë takuar prej shumë muajsh, Carola ka udhëtuar disa herë në Paris për të qenë me Neymar. Madje ajo ishte në ditëlindjen e tij”, shpjegoi gazetari.

© Panoramaplus.al