20 Shkurt, 2022

E tradhtoi me Beatrix/ Si Bora Zemani kundërshtoi produksionin për t’u futur në “Big Brother”! Moderatorja hesht për Donaldin, por Semi Jaupaj tha gjithçka me këngën e saj


Trinomi i dashurisë BoraDonald-Beatrix ka qenë padyshim kryefjala e vitit. Donaldi hyri në “Big Brother” i dashuruar me Borën dhe doli me të dashurën e re, Beatrix.

bora zemani donald veshaj beatrix ramosaj

Por, ndërmjet këtyre dy situatave do të duheshin 136 ditë dhe një sërë dinamikash që ndryshuan me shpejtësi. Kur Bora Zemani u fut në shtëpi për të takuar ishpartnerin e saj dhe puthja e tyre e famshme shënoi një moment televiziv ndër më të shikuarit, ndaj një përballje e dytë përpara kamerave do të ngrinte edhe njëherë peshë publikun.

bora zemani donald veshaj5

Por, duket se moderatorja e “Përputhen” jo vetëm që ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e natës finale të spektaklit, por ka kërkuar nga produksioni që emri i saj mos të përmendej as përgjatë spektakleve. Bëhet me dije se prezantuesja është ftuar që të marrë pjesë në natën finale, për të folur rreth kësaj periudhe, ku emri i saj është lakuar pa fund si në media, ashtu edhe brenda shtëpisë, por Bora e ka refuzuar.

bora zemani donald veshaj4

Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, një diskutim ka ndodhur mes saj dhe produksionit, që ka kërkuar ta bindë të sillte versionin e saj të ngjarjeve. Qëkur Donaldi u lidh me Beatrix, ajo kërkoi që emri i saj dhe historia me Donaldin të mos përmendej më, duke tentuar kështu të mbyllë gjithçka.

bora zemani donald veshaj

Por, duket se si një histori që shet, por edhe që ka ende shumë për të folur, ata kanë kërkuar praninë e Borës në studio.

beatrix donald

Megjithatë, ajo vijon të heshtë për këtë histori, duke preferuar ta mbyllë kështu këtë kapitull të jetës. Por, duket se heshtja e saj është përkthyer në hit. E kemi fjalën për këngën e Semi Jaupajt, që për të gjithë është një dedikim i Borës për Donaldin.

donald veshaj semi jaupaj1

Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Publiku tashmë është i bindur se kënga është një dedikim për të. Semi u kontaktua nga “Panorama Plus” dhe u pyet nëse kënga ishte realisht dedikim për aktorin, por këngëtarja nuk pranoi të prononcohej.

donald veshaj semi jaupaj

Komentet në “Youtube” janë të ndara në dy kategori. Ata që komplimentojnë këngën dhe ata që ia delegojnë mesazhin Donaldit. Sigurisht që kënga mund të mos niset nga asnjë histori, por kur kujtojmë të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi, tingëllon më shumë si një mesazh drejtuar ish-të dashurit të shoqes së saj të ngushtë.

puthja Bora Donald

Ndërkohë, ditën e djeshme, Bora Zemani ishte e para që zbuloi disa sekuenca nga kjo këngë dhe dukej shumë e lumtur dhe e emocionuar për shoqen e saj. Ajo ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku shprehet se është shumë krenare për Semin.

/Panoramaplus.al

donald veshaj beatrix ramosajdonald veshaj beatrix ramosaj1donald veshaj beatrix ramosaj2donald-beatrix-1donald0-beatrix3donald-veshaj-bora-zemani2donald 4donald 6donald-beatrix-xhakuzidonald veshaj, romeo veshaj (4)bora zemani donald veshaj1

© Panoramaplus.al