3 Shkurt, 2022

E solli në jetë me nënë zëvendësuese, Angela Martini u ‘zhduk’ pas lindjes së djalit! Zbulon arsyen


Modelja Angela Martini mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë në dhjetor me anë të nëne zëvendësuese. Por pas ardhjes në jetë të djalit, modelja u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale.

angela martini1

Dhe arsyeja e shkëputjes së Angela Martinit nga Instagram është pikërisht Kyree. Ajo ka marrë kohën e saj për të shijuar ditët me vogëlushin.

angela martini (5)

“Sot djali ynë ? mbush 2 muaj. Një kohë kaq e bukur dhe emocionuese! Mora një pushim nga mediat sociale duke qenë se isha e zënë duke shijuar një kohë të mrekullueshme familjare vetëm për ne”, shkroi modelja, krahas disa fotove ku pozon duke bërë shëtitje me djalin dhe bashkëshortin.

angela martini (4)

Angela Martini dhe miliarderi rumun zgjodhën të sillnin në jetë Kyree me anë të një nëne surrogate.

angela martini (2)

Modelja zbuloi lajmin në Instagram, por nuk tregoi arsyen përse ishte pikërish kjo zgjedhje.

angela martini (1)

“Djali ynë, Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirëserdhe në botë Kyree!”, shkruan ajo.

angela martini1angela martiniangela martini Dragos Savulescuangela martini Dragos Savulescu1angela martini Dragos Savulescu2angela martini3angela martini2angela martini Dragos Savulescu4angela martini Dragos Savulescu3angela martini4angela martini5angela martini9angela martini8angela martini7angela martini6

© Panoramaplus.al