1 Mars, 2019

E shtrirë nudo mbi petale trëndafili, Dafina Zeqiri shfaqet provokuese në klipin e saj të ri (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re me titull “A e ma n’men”.

Në videoklipin e këngës, Dafina duket se ka guxuar shumë pasi ka zbuluar më shumë seç duhej, duke u zhveshur e gjitha. Ajo ka mbuluar vetëm pjesët intime me petale trëndafili.

Ndërkohë ajo që vihet re është  se te veshjet e saj mbizotëron ngjyra e kuqe, ndërsa momenti kulminant është kur këngëtarja shfaqet nudo e shtrirë në breg, mbi një tyl të kuq të mbushur me petale.

Këngëtarja shfaqet tepër provokuese me disa paraqitje të ndryshme, herë bionde dhe herë brune.

© Panoramaplus.al