
Saga mes Pete Davidson, Kim Kardashian dhe Kanye West ka marrë një kthesë të re me komedianin që thuhet se kërkon terapi për të përballuar presionin në internet që i është bërë nga ish-bashkëshorti i ish-partneres së tij.
Problemet nisën kur Davidson filloi të takohej me Kardashian, pas divorcit të saj nga West.
Që atëherë, West ka drejtuar disa fyerje ndaj ish-yllit të “Saturday Night Live”, madje ka shkuar aq larg sa ka rrëmbyer dhe varrosur Davidson në një video muzikore për këngën e tij, “Eazy”.
Një ditë më parë dizajneri i Yeezy ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times”(me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.

“Vëmendja dhe negativiteti që vijnë nga Kanye dhe veprimet e tij janë një shkas për [Pete] dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë”, i tha revistës People një person i afërt me Davidson.
Burimi shtoi gjithashtu se Davidson “nuk është penduar për lidhjen me Kim dhe dëshiron që të bëhet shumë e qartë se ajo nuk ka qenë gjë tjetër veçse e ka mbështetur atë gjatë gjithë marrëdhënies së tyre”.
![]()
“Ai është i mërzitur për ndarjen. Por koha e bëri atë kaq të vështirë dhe fakti që ata jetonin në dy qytete të ndryshme”, përfundoi burimi.
Kujtojmë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson kishin filluar të takoheshin në nëntor të 2021 mes divorcit të saj nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
![]()
:focal(608x989:610x991)/Kim-Kardashian-Pete-Davidson-Lead-2d68096cb565484294b952d756bfc92a.jpg)

