22 Korrik, 2022

E shkuar e harruar për Beatrix Ramosajn! Këngëtarja në super formë për verën, ndez rrjetin me fotot topless


Beatrix Ramosaj është gati për ‘Hot Girl Summer’, pas ndarjes nga Donald Veshaj.

‘Hot Girl Summer’ është një trend i nisur nga sensacioni botëror i muzikës, reperja Megan Thee Stallion. Trendi është bërë menjëherë viral me shumë video në të gjitha rrjetet sociale si Instagram, TikTok dhe Twitter, ku vajzat shfaqen në super formë për verën e nxehtë. ‘Hot Girl Summer’ është një trend i realizuar kryesisht nga beqaret, që kanë vetëbesim dhe i kushtojnë kohë vetes, bëjnë atë që dëshirojnë dhe duken mirë, gjithçka për veten e tyre, natyrisht…

Kështu, pasi publikoi disa projekte muzikore pas daljes nga “Big Brother Vip”, edhe Beatrix Ramosaj po shijon pak kohë relaksi. Vetë këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale foto me bikini në bregdet, ndërsa ka vendosur të mos e bëjë të ditur vendin ku po pushon.

Beatrix shfaqet mjaft provokuese me pozat ‘hot’ dhe me format trupore, duke marrë mjaft komplimente edhe nga ndjekësit e saj.

Por vëmendjen më të madhe e ka marrë një foto që këngëtarja ka publikuar në Instastory, ku shfaqet topless e shtrirë në shezlong.

Ndërsa në foto-albumin e fundit që ka publikuar, këngëtarja shkruan: “Miss Bikini sikur dëgjova…”– duke mos harruar të thumbojë me fotot nga pushimet.

Beatrix ka qenë një nga emrat më të komentuar asokohe në BBV për lidhjen që krijoi me aktorin Donald Veshaj. Pas ndarjes nga aktori, Beatrix Ramosaj është shprehur, edhe përmes këngës, se tani po i dedikon kohë vetëm vetes. Pas situatës së ndërlikuar me Donaldin, këngëtarja duket se e “ka pranuar” ribashkimin e tij me Bora Zemanin dhe po shijon jetën e saj. Ajo gjithashtu iu uroi lumturi Borës dhe Donaldit gjatë një interviste të shkurtër që dha (Lexo këtu).

© Panoramaplus.al