Mozzik ka folur për këngën e tij dedikuar vajzës, Hanës me ish-bashkëshorten Loredanën.
Reperi u shpreh se “Hana” u realizua për vajza e tyre ishte dy muajshe dhe Loredana ishte pjesë e jetës së tij.
“E kam realizuar kur Hana ishte 2 muajshe. Kënga për Hanën është punuar kur edhe ajo ishte pjesë e jetës sime. Është nëna e vajzës sime. Këngën e kam punuar kur isha bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë. Madje dhe ajo e do shumë këtë këngë. Nuk dua të ndryshoj asgjë, gjithçka shkoi siç kam dashur unë,”– tha ai.
Mozzik gjithashtu foli për bashkëpunimet e tij me këngëtaren, Kida me të cilën u përfol se ishte në një lidhje.
“Bashkëpunimi me Kidën është i lehtë dhe i mirë. Kida është një vajzë e urtë dhe e qetë në punë. Kështu e njoh unë të paktën. Të dëgjon dhe i merr kritikat për mirë,”– u shpreh reperi.
Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Në daljet e tyre publike dhe postimet në rrjetet sociale, dukeshin se ishin “çifti perfekt”.
Ata u ndanë pasi vajza e tyre erdhi në jetë, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të tregonte arsyen e këtij vendimi.
Ndërsa është përfolur disa herë për një ribashkim të tyre, Mozzik i ka dhënë fund këtyre thashethemeve duke thënë se “nuk do ketë rikthim pas”.


















