Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Ronela Hajati publikoi një fotografi ku shfaqej me një vetull. Veç atyre që e kuptuan mesazhin që ajo dha me këtë imazh, pati edhe komente negative.

Për realizimin e kësaj fotografie me vetulla të bashkuara, Ronela u frymëzua nga piktorja meksikane Frida Kahlo. Kjo e fundit ishte një ikonë e fuqisë dhe një gjeni e artit.

Kahlo ndryshoi standardet e bukurisë me vetullat e bashkuara, këmbën e djathtë që ishte më e hollë se e majta dhe fustanet e saj indigjene.

E për të gjithë ata që bënë komente negative te fotografia e Ronelës, këngëtarja vendosi të reagonte sot përmes një tjetër fotoje, ku shfaqet e përlotur.

“Unë kur pashë komentet për vetullën”, shkruan bashkëngjitur me foton Hajati, duke nënkuptuar se i vjen keq për të gjithë ata që nuk e kanë marrë mesazhin e saj.


