5 Maj, 2021

E rrallë! Mjekët i thanë se do të sjellë në jetë shtatë fëmijë, por nëna lind dy më shumë


Një grua në Mali ka lindur nëntë fëmijë, dy më shumë nga ç’pritej, sepse mjekët kishin vënë re vetëm shtatë prej tyre në barkun e saj.

2581

Halima Cisse, 25 vjeç, pritej të lindte shtatë foshnje, sipas ekografive të kryera në Marok dhe Mali që nuk i vunë re dy nga vëllezërit e motrat. Të gjithë erdhën ën jetë nga prerja cezariane, raporton “The Guardian”.

Shtatzënia e Cisse ka magjepsur kombin afrikan perëndimor dhe ka tërhequr vëmendjen e udhëheqësve të tij. Kur mjekët thanë në mars se Cisse kishte nevojë për kujdes të specializuar, udhëheqësi i vendit, Bah Ndaw, urdhëroi që ajo të dërgohej në Marok, ku lindi pesë vajza dhe katër djem, sipas ministrisë së shëndetësisë të Mali.

Nëna dhe foshnjat janë mirë deri më tani,”- tha për ministrja e shëndetit në Mali, Fanta Siby. Ata do të kthehen në shtëpi brenda disa javësh, shtoi ajo.

Mjekët kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e Cisse, sipas raporteve të shtypit lokal, si dhe për shanset që foshnjat kishin  për të mbijetuar. Në raste të tilla, shumë prej foshnjave nuk arrijnë të mbijetojnë.

© Panoramaplus.al