Dafina Zeqiri Dj Geek duket se tashmë do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Këngëtarja ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në dasmën e një mikut të saj. Gjatë përfundimit të festës, ndodh që nusja e hedh buqetën e luleve të saj vajzave të cilat nuk janë të martuara ende dhe sipas ‘adetit’ ajo që i kap lulet do të jetë nusja e rradhës.

Dhe fatlumja që kapi buqetën duket se ishte Dafina. Këngëtarja postoi disa foto në Instagram ku shfaqet me lulet në duar dhe shkroi krahas tyre: “Çfarë kapje…”


Gjithashtu dhe në InstaStory ajo ka ripostuar foton e njërës prej mikeshave të saj ku shfaqet duke përqafuar artisten dhe mbi të shkroi: “E rradhës!”, duke etiketuar Zeqirin.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë.


