Një fëmijë, i cili u la pa ngrënë dhe u dhunua nga e ëma dhe e dashur e saj ushtronin mbi të, u gjet me shenja të shumtë në trup e mavijosje.
Tre vjeçari u gjet nga plagë në kokë, qafë, bark, organet gjenitale, shpinë, krahët e këmbët. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Britani, ndërsa nëna e tij, një 25-vjeçare dhe partnerja 29 –vjeç, janë burgosur me akuzën e abuzimit të fëmijës.
Kur autoritetet e gjetën, vogëlushi ishte i ulur në dysheme dhe po hante makarona të pabëra që ishin derdhur nga një qese. Policia shkoi në shtëpinë e dy lezbikeve pas ankesave të fqinjëve, të cilët thanë se e dëgjonin fëmijën vetëm duke qarë. Format e lëndimeve që i mituri kishte në trup, sipas autoriteteve, sugjeron se ai është goditur me rrip e po ashtu edhe me sende të tjera.


