23 Gusht, 2023

E reja u përdhunua nga 7 persona, pas reagimit të ashpër të këngëtarit shqiptar, fansat e tij tregojnë dëshmi tronditëse: Kur isha 5 vjeç, xhaxhai im…


Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta pak ditë më parë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Itali ku një grup prej shtatë djemsh u akuzuan për përdhunimin e një 19-vjeçareje.

Nisur nga ky postim i bërë nga ana e tij, “imboxi” i artistit është mbushur plot me mesazhe të ndjekësve të tij të cilët tregojnë dëshmitë e dhunës seksuale.

“Unë u përdhunova kur isha 15 vjeç”. Kështu nis një nga dëshmitë.

“I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000 – Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”. Një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha se “do të doja t’u thosha atyre që flasin, flasin, flasin se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura sepse ndihesh pis është një tmerr”.

“Duhen forcim ligjesh”

Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mund të duronte më dhimbjen e madhe që lë përdhunimi. Një mëngjes, pasi e çoi vajzën në shkollë, ajo u kthye në shtëpi dhe u vetëvar. Ermal Meta shkroi: “Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni duke më brohoritur sepse në kryq do të ngjitem vetë”.

Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Ricci, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk mund të keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë letre me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, që e njihte mirë familjen time. Për këtë munda të flas vetëm pak vite më parë. Gjurmë që mbeten përgjithmonë”.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në Palermo mbrëmjen e datës 7 korrik, ku një 19 -vjeçare raportoi se ishte përdhunuar nga 6 burra dhe një i mitur. Ajo ka treguiar se  pasi e dehën, përdhunuesit  abuzuan ndaj saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kur përdhunon një grua nuk i shkakton vetëm dëm fizik po i vret edhe të ardhmen, besimin tek të tjerët dhe i rrezikon aftësinë për të pasur fëmijë.

“Kur përdhunon një grua, nuk shkakton vetëm dëm fizik që mbetet i jashtëzakonshëm. Kur përdhunon një grua vret të ardhmen e saj, besimin e saj tek të tjerët dhe në jetë dhe pa atë besim ju rrezikoni aftësinë e saj për të pasur edhe fëmijë një ditë. Kjo rrezikon të gjithë njerëzimin. #përdhunimi është një krim kundër njerëzimit . Cili është dënimi proporcional për një gjë të tillë?”, ka shkruar ai.

© Panoramaplus.al