Të shtunën e kaluar ai u bë personazh i njohur teksa u prezantua tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Bëhet fjalë për Pajon, i cili kërkonte një shoqe me të cilën të kalonte kohën.

Gjatë emisionit ai tha se kishte dëshirë të njihte një zonjë të moshës së tij. Por më pas Pajo shtoi se donte edhe të martohej me të.
Por gratë që ishin të ftuara të shtunën në studio nuk e pranuan. Por ditën e sotme, moderatorja e njohur Xhemi Shehu duket se i ka dhënë atij mundësinë për të kaluar pak kohë me të.

Ka qenë vetë Xhemi ajo që ka postuar një foto me Pajon në profilin e saj në “Instagram”. Moderatoja mesa duket ka vendosur që të bëj të lumtur atë, si dhe t’i realizojë atij dëshirën për të pasur një mikeshë dhe për të kaluar kohë me të.
© Panoramaplus.al
