Prindërit e një vajze 17-vjeçare të zhdukur janë akuzuar për vrasjen e saj.

Sipas “The Sun”, Bernadette Walker u raportua e zhdukur nga Sarah Walker, 37 vjeç, si dhe nga 50-vjeçari, Scott Walker, 7 javë më parë në Cambridgeshire.
Ata tani janë akuzuar për vrasje dhe do të paraqiten në gjykatë sot.
Detektivët kryen kontrolle mjeko-ligjore në shtëpinë e çiftit në Peterborough, por ende kanë nevojë për shumë informacion.

Prindërit e vajzës i thanë policisë se e kishin parë për herë të fundit më 18 korrik, kur doli nga makina e tyre.
Ata thanë se dy ditë më vonë morën një mesazh në orën 01:00 të mëngjesit, më 20 korrik, ku thuhej se ajo do të kthehej në shtëpi “së shpejti”.

Por, kur ata nuk dëgjuan më nga vajza e tyre, ajo u raportua e zhdukur të nesërmen më 21 korrik.
Njëri nga detektivët tha: “Ndërsa ekipi im ka bërë një përparim të rëndësishëm me këtë hetim ditët e fundit, ne ende nuk mund ta gjejmë Bernadette. Prandaj, lutja ime është që kushdo që ka informacion mbi atë që i ka ndodhur, ose mund t’i ketë ndodhur, të na kontaktojë menjëherë”.


