Reperja e njohur Cardi B ka gjuajtur me mikrofon një fanse në koncertin e saj në Las Vegas pasi kjo e fundit i hodhi pije artistet teksa po performonte.

Pas ngjarjes jo të këndshme fansja ka paditi reperen, mirëpo së fundmi ajo në është shpallur e pafajshme në mungesë të provave.
“Pas shqyrtimit të plotë të këtij rasti dhe konsultimin me Zyrën e Prokurorit të Qarkut Clark, kjo çështje është mbyllur pasi ka prova të pamjaftueshme. Asnjë akuzë nuk do të ngrihet në lidhje me këtë rast,”– tha një përfaqësues i Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas për People.

Kujtojmë që mikrofoni që këngëtarja Cardi B i hodhi një spektatori gjatë koncertit të saj gjatë fundjavës pritet të dalë në ankand për bamirësi.

Vlera tashmë ka arritur në 30,000 dollarë, me ankand që përfundon më 8 gusht.
© Panoramaplus.al
