Gazetari i njohur Bledi Mane ishte ndër konkurentët më të komentuar të “Big Brother Vip”.

Prej disa ditësh ai ka nisur pushimet në Afrikë, ndërsa nuk i ka lënë pas dore as fansat e tij të “zjarrtë” me të cilët shpesh herë ka zhvilluar biseda virtuale.
Mes shumë pytjeve në bisedën e zhvilluar së fundmi një ndër fansat e ka pyetur atë se çfarë u bë me Luizin dhe Kiarën, ndërsa ai ‘thumboi’ hapur çifit me përgjigjen e tij.
“Luizi bën lekë, Kiara numëron lekët e Luizit”– ka shkruar Bledi.

Kujtojmë që ish-banori gjatë qëndrimit në këtë reality show nuk kishte marrëdhënie të mira me çiftin, me të cilët shpesh herë kishte përplasje dhe debate të forta.
© Panoramaplus.al
