Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Gjithashtu ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme për ndjekësit e saj të shumtë.

Postimet e saj tërheqin gjithnjë vëmendjen e publikut. Sot, Rozana ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që kanë ndjekësit e saj për të.
Një persona e ka pyetur këngëtaren se me kë jeton dhe a ka kafshë shtëpiake. Rozana e cila prej kohësh ka humbur prindërit e saj, ka dhënë përgjigjen prekëse.

“Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi që për fat nuk kam mundësi tja puth duart nënës dhe ti them flm babai për shkollën e mirësisë që më dha. Ps: Kam një qen të mrekullueshëm që quhet Pinuc”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
