30 Gusht, 2019

E pyesin se kur do bëjë fëmijën e dytë, Andrra tregon planet për zgjerimin e familjes


Prej tre vitesh, këngëtari i njohur Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, janë bërë prindër të një diali, Ansi.

Teksa i vogli i tyre rritet, duket se çifti i njohur ka filluar që të mendojë që të zgjerojë familjen me një pjesëtar të ri.

Andrra ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur se kur do të bëjë fëmijën e dytë.

Bashkëshortja e Sinanit pa mohuar se ka shumë dëshirë të zgjerojë familjen, ka treguar se pasi Ansi të rritet edhe pak.

“Të rritet edhe pak Ansi”, përgjigjet Andrra, e cila kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Sinanin, në vitin 2015.

© Panoramaplus.al