1 Nëntor, 2021

E pyesin pse nuk ka bërë një fëmijë tjetër, Fiori Dardha “u mbyll” gojën ndjekësve


Një ndër pyetjet më të shpeshta që moderatores Fiori Dardha i bëhen në rrjete sociale është ‘Pse nuk ke bërë edhe një fëmijë tjetër?’. Më herët, gjatë bisedave virtuale me ndjekësit, Fiori tregoi se ky është pengu më i madh i jetës së saj, pasi vendosi që t’i përkushtohej karrierës dhe jo t’i bënte djalit, Abelit, një motër apo vëlla.

fiori dardha (4)

Megjithatë, këtë herë nuk është përgjigjur me qetësi. Fiori shkroi krahas pyetjes së ndjekëses: “… sepse kam pritur gjithë këtë kohë për këtë pyetjen tënde gjithë mend e plot takt!”.

fiori dardha (1)

Një nga gabimet dhe pengjet më të mëdha që kam në jetë, është se i jam dedikuar shumë karrierës dhe kam lënë pas dore jetën time private.

Kur bashkëshorti më fliste dhe kërkonte një fëmijë tjetër, përgjigja ime ishte: ‘Më vonë!’.

E pafalshme! Ndaj, nëse Zoti na bekon me një fëmijë tjetër, do ishim shumë të lumtur dhe mirënjohës!”, shkroi moderatorja disa muaj më parë.

Një ndjekës tjetër e pyeti moderatoren: “Do hyje në ‘Big Brother VIP’?”. Dardha iu përgjigj: “Nc! Nuk është ‘sport’ për mua!”.

fiori dardha (5) fiori dardha (9) fiori dardha (1) fiori dardha (4)

© Panoramaplus.al