28 Dhjetor, 2018

E pyesin për “Big Brother”-in, Arbana Osmani zbulon të ardhmen e këtij reality-show


Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani zbuloi se kur do të rikthehet në ekran. Për të gjithë ata që po prisnin emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana tregoi se më 5 janar do të nisë transmetimi.

Teksa janë të shumtë që e urojnë për sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”, ka fansa të moderatores që janë kuriozë të dinë edhe për fatin e “Big Brother”.

Ka nga ata që e kanë pyetur nëse do të rikthehet në ekran ky reality-show. Një ndjekës e pyet Arbanën: “Po Big Brother kurrë fillon?”.

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar i përgjigjet: “Mirë e the”, duke lënë të nënkuptohet se mbase spektakli më i famshëm në Shqipëri nuk do të transmetohet më kurrë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al