I ftuari i radhës në emisionin “3shat” do të jetë Olti Curri, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve ngacmuese të moderatorëve.

Pyetjet janë të ndryshme, duke nisur nga marrëdhënia e tij me reperin, Noizy, pas sherrit online që pati me të, e deri te përdorimi i lëndëve narkotirke.
Bora Zemani i ka bërë një pyetje mjaft të sikletshme, ku Olti nuk ngurroi që të jepte përgjigjen e sinqertë.
“Ke përdorur ndonjëherë drogë”?, e pyeti moderatorja. “Po, kam përdorur!”, u përgjigj Curri pa asnjë hezitim për të zbukuruar përgjigjen e tij.

