30 Tetor, 2021

E puthi në buzë pak ditë më parë, por ja si u përgjigj Donald Veshaj kur u pyet nëse është i lidhur me Bora Zemanin


Disa nga vajzat në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë ankuar vazhdimisht për djemtë që janë brenda, sepse asnjë prej tyre nuk është beqar. Prandaj, nisur nga kjo, ato i kërkuan vëllait të madh që t’i sjellë disa djem të rinj, që nuk kanë lidhje dashurie jashtë.

bora donald

Pas kësaj deklarate, Arbana Osmani nisi të pyeste një nga një mbrëmë djemtë e shtëpisë për të zbuluar se cili prej tyre është i martuar ose në një lidhje. Kur erdhi radha e aktorit të humorit, Donald Veshajt, përgjigja ishte “No comment!”, pra “s’kam asnjë koment“. Megjithatë, ai vazhdoi të sqaronte deklaratën e tij dhe tha:

Nuk kam koment! Nuk e thash për pjesën siç të tjerët mund ta kenë marrë, si i lirë. Nuk dua ta diskutoj më atë marrëdhënie, atë situatë se ndoshta përdoret dhe për keq. Është një gjë që më përket mua dhe asaj (Borës). Unë i shpreha shumë mirë ndjenjat e mia, gjërat që doja të bëja, i bëra. Dhe unë personalisht nuk dua ta komentoj më atë gjë, sepse jam këtu për tjetër gjë”.

Pak javë më parë, këngëtari i shprehu dashurinë që ende ndjen moderatores Bora Zemani, pas 5 muajsh të ndarë. Veshaj i ka bërë një premtim asaj, që do të hyjë dhe do të dalë vetëm nga shtëpia.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1) bora zemani donald veshaj donald-veshaj-bora-zemani2 donald-veshaj-bora-zemani4 bora zemani donald veshaj (1) bora zemani donald veshaj (3) bora zemani donald veshaj (14) bora zemani donald veshaj (9) bora zemani donald veshaj (8) bora zemani donald veshaj (4)

© Panoramaplus.al