1 Mars, 2019

E pushoi nga puna me një mesazh, balerini i njohur zbulon se çfarë ndodhi kur takoi Albi Nakon


Balerini i njohur Graciano Tagani zbuloi pak muaj më parë se ishte larguar nga trupa e baletit të Albi Nakos.

Tagani u shpreh se ka qenë koreografi i njohur ai që e kishte pushuar nga puna me anë të një mesazhi dhe e pranoi publikisht që nuk e priste një gjë të tillë nga ai.

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, u shpreh Graciano në atë kohë gjatë një interviste për emisionin “Thumb”.

Ndërkohë së fundmi, i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Graciano ka treguar para kamerës se në fakt e ka takuar Albin pasi e pushoi nga puna.

 

View this post on Instagram

 

Neser ora 21:00 #mosifolshoferit #mosifolrudit @isidamollaymeri @graciano_tagani #mosehumbisni #tv #oranews #show

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on


“Jam takuar me Albin, edhe kaq”, shprehet Graciano, duke mos preferuar që të japë detaje të tjera rreth këtij takimi.

© Panoramaplus.al