25 Korrik, 2022

“E provokoi me këngën e Unikkatilit”/ Avokati i Feros jep detaje rreth videos virale ku reperi dhunoi barbarisht një person në mes të rrugës


Avokati i Feronit Shabanit, i njohur si Fero, ka zbuluar detaje rreth ngjarjes që bëri sot xhiron e rrjetit, ku reperi dhunoi barbarisht një person brenda makinës.

Në videon e bërë virale reperi shihej duke goditur me grushte e shqelma një person në makinë, ndërsa disa persona ndërhyjnë për ta ndaluar. Pas publikimit të ngjarjes reperi u arrestua.

Avokati i tij, ka treguar detaje nga ngjarja që ndodhi. Halimi thekson se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë, gjë që ka çuar në sulmin e tij.

“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, tha avokati i reperit në një bisedë telefonike për “Telegrafi.”

Avokati shtoi se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë reperi Fero.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, tha mes të tjerash avokati i Feros.

Unnikatili ka qenë në qendër të vëmendjes pak kohë më parë me publikimin e këngës së re me titull “Po eci”, që shënoi rikthimin e tij në muzikë pas dy vitesh.

Menjëherë pas publikimit të këngës, në rrjetet sociale nisi të komentohet nëse reperi i ka bërë ‘diss’ Fero dhe Duda, të dy me prejardhje nga Gjilani.

Këta dy të fundit në intervistat e tyre dhe në rrjete sociale e kanë quajtur Unikkatilin “picamen”, duke aluduar se reperi në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punonjës në piceri. Unikkatil i është përgjigjur këtyre deklaratave përmes këngës së fundit, ku thotë:

“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”. 

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fero i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale. Teksa ka shpërndarë këngën e rivalit në Instastory ai sërish e quajti ‘picamen’ duke bërë ironi me klikimet. (KLIKO)

“Kush është këtu gangster”

Kjo nuk është hera e parë që Fero përfshihet në ngjarje të tilla. Në media janë publikuar disa video në periudha të ndryshme ku ai dhunon njerëzit, qoftë kalimtarë në rrugë.

Më 10 maj u publikua një video e tij teksa filmonte veten duke goditur një person.

Në video, Fero duket shumë i nervozuar teksa udhëton me makinë dhe i drejtohet disa njerëzve në rrugë: “Vëllai, a po e digjni me muzikë? A po dëgjohet vetëm Fero? Ju dua”.

Më pas shpërthen në fjalë banale që duket se i drejtohet Unikatil: “Jo si ju pederastë që fshiheni për 10-20 vite, s’më ha k*ri për famë, as për pare dhe as për kurrgjë.”

Del më pas nga mjeti dhe godet një person në rrugë duke iu drejtuar: “Kush është këtu vetëm 1 gangster, ëëë kush është vetëm një gangster?”

Ndërsa personi tjetër që godet i thotë: “Ik ore.”

Fero pasi e qëllon futet sërish në makinë dhe vazhdon të filmojë veten: “Ju që mendoni se jeni gangstera, iu pres të gjithëve, o fluturon një qen, ju shkeli”, teksa i jep gaz makinës.

© Panoramaplus.al