1 Nëntor, 2019

E pranoi! Renato Mekolli flet për të dashurën dhe tregon kur do ta bëjë publike lidhjen


Ai njihet nga të gjithë si jë nga shefat e rreptë të kuzhinës. Por në një intervistë për ‘Soiree’, Renato Mekolli ka treguar një tjetër anë të tij.

Ai ka folur ndër të tjera për jetën personale dhe të dashurën e tij. Tregoi gjithashtu edhe kohën se kur do ta bëjë publike lidhjen e tij të dashurisë.

Moderatorja, Jonida Shehu e pyeti se deri kur do e mbajë të fshehur këtë lidhje.

“Deri kur të bëjmë intervistën tjetër, por që do vonohet”, u përgjigj ai.

E teksa u pyet se sa vite do vonohet, Renato tha se do të duhet 1 vit.

I vetmi detaj që Renato zbuloi nga partnerja ishte se ajo nuk ka lidhje me kuzhinën.

© Panoramaplus.al