7 Gusht, 2020

E përzunë nga shtëpia, sepse donte një djalë me ngjyrë. Sot, kanë 70 vite të martuar dhe janë ende bashkë, pavarësisht se…


Njerëzit me ngjyrë janë abuzuar, keqtrajtuar apo bullizuar historikisht. Një ngjarje që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ajo e George Floyd, i cili ndërroi jetë teksa i lutej policit t’i largonte këmbën nga qafa, sepse nuk merrte dot frymë. Për më tepër, ai ishte ngatërruar me një hajdut, i cili po kërkohej në zonën ku ai u vra.

Megjithatë, ka edhe histori që tregojnë se ende ka shpresë për këta njerëz.

127cc059-26d6-40a0-933d-cc4abddd290f

Mary lindi në Britani, ndërsa Jake në Trinidad. Ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin në vitin 1940, kohë gjatë së cilës martesa me një njeri me ngjyrë ishte e ndaluar dhe e papranueshme nga shoqëria.

Ata u përballën me reagimet e shoqërisë, por jo vetëm! Edhe familjet u dolën kundër, por qëndruan bashkë. Ata po luftonin jo vetëm kundër luftës, por edhe për jetën dhe dashurinë.

22406820-7a1a-44c1-9fa0-5c465825dd85

Mary tha për “Daily Mail” se e takoi Jake gjatë kohës që ai shërbente në luftë në Trinidad. “Ne ishim në të njëjtin kolegj. Ai ishte i shoqëruar nga nje grup miqsh me ngjyrë po ashtu, të cilët po trajnoheshin për ‘Forcat Ajrore’. Në një moment më thirri mua dhe shoqen time për të folur,”- kujtoi ajo.

Ne as që e dinim se ata flisnin anglisht, por unë dhe Jake filluam të bisedonim. Ai më përmendi Shekspirin, të cilin e adhuroja,”- shtoi ajo.

Disa javë më vonë, teksa kishin dalë së bashku për piknik, ata u panë nga një shoqe, e cila i tregoi babait të Mary-t, Ai e ndaloi që ta takonte apo ta shihte atë sërish.

2615fe4e-a025-45a0-9309-d9717ca7e57e

Por fati deshi që ata të takoheshin përsëri .

Pasi lufta mbaroi, Jake u kthye në Trinidad, por ata vazhduan t’i dërgonin njëri-tjetrit letra dashurie. Jake e kuptoi se duhet të ishte krah Mary-t, prandaj u kthye në Shtetet e Bashkuara disa vite më vonë dhe i kërkoi të bëhej gruaja e tij.

Ai më kërkoi të martohesha me të kur isha vetëm 19 vjeç. Babai më tha se nëse martohesha me të, nuk do të futesha më kurrë në shtëpi. Ai ishte i tmerruar që mund të martohesha me një njeri me ngjyrë. Askush nga familjet tona nuk erdhën ditën e celebrimit,”- tregoi ajo.

Viti i parë i martesës ishte si një ferr. Qaja çdo ditë dhe vështirë se haja ndonjë gjë. Askush nuk na fliste, nuk mund të gjenim një vend ku të jetonim, sepse askush nuk jepte me qira diçka ndaj një njeriu me ngjyrë dhe nuk kishim para,”- shtoi Mary.

Por si shkuan punët më vonë?

Jeta filloi të bëhej më e thjeshtë gradualisht. Fillova punë si mësuese, ndërsa Jake punonte në zyrë. Më duhej t’u thoja mikeshave të mia paraprakisht: ‘Përpara se të vini në shtëpi, dijeni se partneri im është me ngjyrë’,- tha ajo.

Babai i saj vdiq pas 30 vitesh dhe kurrë nuk e pranoi Jake. Tashmë. ata kanë 70 vite të martuar. Pavarësisht se Mary vuan nga humbja e kujutesës, e cila rëndohet gradualisht, çifti po përpiqet të kënaqet dhe të jetojë çdo ditë në maksimum.

Megjithatë, ata kanë kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin pavarësisht barrierave që u dolën përpara në të shkuarën.

© Panoramaplus.al