9 Tetor, 2021

E përlotur, Paloma zbulon çfarë i tha bashkëshorti para se të futej në “Big Brother VIP”


Paloma, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, ka treguar se hyrja e saj në “Big Brother VIP” nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Gazetarja është shprehur se e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg së bijës, Lunës, për një afat kohor të pacaktuar.

paloma (6)

Ditën e djeshme, gjatë kohës që po bisedonte me Monika Lubonjën në oborrin e shtëpisë, Paloma zbuloi çfarë i ka thënë bashkëshorti kur ka mësuar dëshirën e saj për të hyrë në këtë spektakël. Ajo tregoi se ai ka qenë personi i parë që e ka nxitur të hyjë në “Big Brother VIP”.

paloma (10)

Ishte i pari që donte që unë të futesha. Asnjë tjetër nuk donte, as motra e madhe, as mami, as babi. ‘Futu’ më tha ‘vazhdo ëndrrën tate’. Kurrë nuk më ka përdor apo shfrytëzuar ndonjëherë. Kur vjen me lekë në shtëpi, m’i dorëzon mua të gjitha. Kur unë u futa këtu, çfarë kishte (lekë) ‘tha ik rregullo çfarë të duash, flokët, gjërat, këtë, atë…”,- tha Rudina.

paloma (8)

Paloma prej vitesh është e martuar me kompozitorin rumun, Alandi, i cili realizon këngë për shumë artistë shqiptarë. Çifti kanë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Luna.

Natën e parë të spektaklit, Paloma zbuloi se motra tjetër e saj, e cila nuk jeton më, ka pasur shumë dëshirë që ta shihte atë brenda “Big Brother” dhe ky qe një tjetër faktor që ndikoi në vendimin e gazetares për të hyrë në shtëpinë e madhe.

paloma (5) paloma (3) paloma (2) paloma (1) paloma (1) paloma (9)

© Panoramaplus.al