28 Shtator, 2023

“E përjetova shumë rëndë”/ Adelina Tahiri flet për grabitjen që i ndodhi në shtëpi: Më vodhën disa kujtime të mijat


Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka folur së fundmi për lajmin i cili qarkulloi disa disa javë më parë për grabitjen që ndodhi në shtëpinë e saj nē Shkup.

Teksa ishte e ftuar tek “Rudina” këngëtarja ka zbuluar se i grabitësit i kanë vjedhur gjëra me vlerë dhe disa kujtime nga njerëzit që nuk jetojnë më. E gjithë ngjarja ndodhi gjatë kohës kur ajo ndodhej me pushime në Greqi.

Pjesë nga biseda:

Adelina Tahiri: Ishte bërë një vjedhje, një vjedhje shumë e madhe që nuk e di a është normale kjo, por janë gjëra që ndodhin. Unë e përjetova shumë rëndë.

Rudina Magjistari: Pate humbje?

Adelina Tahiri: Sigurisht që po sepse unë jetoj në një kompleks ku mendova që kam siguri shumë të madhe, po  ja që gjërat ndodhin. Ka psur gjëra që… gjërat me vlerë janë gjëra që blihen, pak rëndësi, rëndësi ka shëndeti, por ka gjëra që kanë qenë kujtime të miat që unë dhe po t’i blej nuk e kanë vlerën e njëjtë. Kështu që kam pasur disa gjëra që kam qenë e lidhur emocionalisht me ato gjëra, jo që ka të bëjë aq shumë me vlerën, por janë gjëra që ndodhin.

Adelina Tahiri: Nuk e përjetova mirë. Sinqerisht kam qenë shumë keq për të vetmen arsye se më kanë marrë gjëra që kanë të bëjnë me jetën time. Ka gjëra që kam pasur nga gjyshja ime, ka gjëra që familja imei ka blerë Jonit kur ka qenë bebe dhe janë kujtime që nuk i kthej dot. Unë mund t’i blej 30 herë, por janë gjëra që nuk i kthej dot.

Adelina kujtoi gjithashtu dhe si e mori vesh për lajmin e grabitjes.

Adelina Tahiri: Unë isha në  Greqi, ndihmësja që kam në shtëpi, më mori në telefon në orën 8 të mëngjeesit tha “Adelina, kanë hyrë në shtëpi”. Kam edhe kamera e të gjitha por nuk është se i ka trembur gjë, e kanë bërë punën e tyre.

© Panoramaplus.al