Dakota Johnson u bë e famshme për rolin e saj si Anastasia në ‘Fifty Shades of Grey’, por aktorja pati disa probleme gjatë xhirimeve tq filmit.

Dakota deri më tani nuk ka mundur t’i diskutojë këto çështje, pasi ishte ende në promovimin e filmit, por mendon se është momenti i duhur për të ndarë përvojën e saj.
“Jo, nuk mendoj se është çështje pendese”, tha ajo në një intervistë për Vanity Fair.
“Nëse do ta dija në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se do ta kishte bërë njeri. Do të thoshte: ‘Oh, kjo është çmenduri’. Por jo, nuk jam penduar.”– u shpreh Johnson.

Problemet në setin “Fifty Shades of Grey”.
Edhe pse ajo është ende e lumtur që mori atë rol, Johnson përshkroi gjithçka që ishte e gabuar me mënyrën se si filmi u realizua.
“Unë jam një person seksual dhe kur më intereson diçka, dua të di aq shumë për të”, vazhdoi ajo.
“Kjo është arsyeja pse bëra ato filma të mëdhenj lakuriq. Firmosa për të bërë një version shumë të ndryshëm të filmit nga ajo me të cilën përfunduam.”
Ajo më tej shpjegoi se për problemet ishin faji i kombinimit të studios, regjisorëve dhe materialit burimor të librave, me autor EL James .

“Autorja kishte ende shumë kontroll krijues, gjatë gjithë ditës, çdo ditë, dhe ajo thjesht kërkoi që disa gjëra të ndodhin. Kishte pjesë të librave që thjesht nuk do të funksiononin në një film, si monologu i brendshëm, i cili ndonjëherë ishte tepër i lezetshëm”- tregoi ajo.
“Kur bëra audicionin për atë film, lexova një monolog nga “Persona” dhe thashë: ‘Oh, kjo do të jetë vërtet e veçantë’. Por, u bë çmenduri. Kishte shumë mosmarrëveshje.”
“Unë nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë, sepse ju dëshironi të promovoni një film në mënyrën e duhur, dhe unë jam krenare për atë që kemi bërë në fund të fundit dhe gjithçka rezultoi ashtu siç ishte menduar, por ishte e ndërlikuar”- përfundoi Dakota.


