Moderatorja e njohur, Marina Vjolla, i surprizoi të gjithë një ditë më parë teksa publikoi disa fotografi mjaft “hot” në profilin e saj në “Instagram”.

Seti fotografik u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj të shumtë, të cilët e komplimentuan për bukurinë.

Një nga fotot e ka ripostuar motra e saj Luana Vjollca në “Instagram”, ku krah së cilës shkruan: “WOW! E pazëvendësueshme bisha ime”.
Marina ia ka kthyer komentin Luanës në një mënyrë mjaft të ëmbël: “Dashuria ime e përjetshme Luana Vjollca, jeta ime!”.

Bukuroshja edhe një herë tjetër e tregoi dashurinë e pakushtëzuar që ka për motrën.


