Anëtari i grupit të njohur ‘Migos’, Takeoff thuhet se ka ndërruar jetë në moshën 28 - vjeçare .

Reperi u qëllua dhe u vra në një rrugicë në Teksas herët në mëngjes të martën gjatë një loje me zare, sipas TMZ .
Në orën 2:40 të mëngjesit, policët thuhet se morën një telefonatë për një njeri që u qëllua në 810 Billiards & Bowling Houston pas një sherri.
Individi u shpall i vdekur në vendngjarje, raporton Departamenti i Policisë së Houston .

Toger Salazar pretendoi se 40 deri në 50 persona ishin në sallën e lojrave kur ndodhën të shtënat, duke shpjeguar se dy viktima të tjerë u dërguan me automjete private në spitalet aty pranë.
Ndërsa policia konfirmoi se Takeoff dhe Quavo ishin të pranishëm në vendngjarje, ata ende nuk kanë identifikuar viktimat.
Pamjet e marra nga TMZ duket se tregojnë reperin me producentin e diskografisë që përpiqet të lëvizë nipin e tij përpara se ta ulte dhe të bërtasë për ndihmë.

Quavo dhe Takeoff krijuan ‘Migos’ në 2008 së baahku me Offset, i cili është kushëriri i Quavo. Partneri i Cardi B, nuk ishte i pranishëm në vendngjarje.
Fansat e grupit rep të nominuar për Grammy kanë shprehur në ‘Twitter’ dhimbjen e tyre për vdekjen e supozuar të Takeoff.

“Nuk mund të imagjinoj Migos pa Takeoff dhe Quavo së bashku,” shkroi një përdorues i mediave sociale. Një tjetër shtoi : “RIP. Gjithçka që bëri ishte të krijontë hite. Kjo nuk është aspak e drejtë njeri.”
Në fillim të këtij muaji, Takeoff dhe Quavo folën për mundësinë e vazhdimit të karrierës së tyre pa Offset.

“Thjesht ndihem sikur duam ta shohim karrierën tonë si dyshe, e dini çfarë po them?” Quavo tha në podcast “Big Facts” .
“Sepse ne vijmë nga një familje besnike … kjo supozohet të qëndrojë së bashku,” vazhdoi ai në intervistën e 4 tetorit me DJ Scream. “Ndonjëherë, kur nuk funksionon, nuk është menduar të jetë.”
Takeoff shtoi më pas: “Ne nuk i dimë të gjitha përgjigjet. … Vetëm koha do ta tregojë.”


