‘Instagrami’ është një nga rrjetet sociale më të përdorura dhe më të preferuara, kryesisht nga të rinjtë. Së fundmi ky rrjet po bën shumë ndryshime.
![]()
Filtrat që duken si ndërhyrje estetike në fytyrë janë ato më interesantet që i bën përdoruesit të fiksohen më shumë. Mirëpo ‘Instagram’ ka një lajm të keq për të gjithë! Filtrat që po i shohim nëpër ‘story’, nuk e kanë të gjatë.

Është vendosur pra që të hiqen të gjitha këto filtra që promovojnë kirurgjinë estetike. Drejtuesit mendojnë se filtrat që ndryshojnë fytyrën mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen keq me pamjen e tyre, ndaj është parë e arsyeshme të bëhet ky ndryshim.
Sipas “BBC”, ky vendim vjen pasi synohet të promovohet mirëqenia.


