7 Dhjetor, 2021

E papritur/ Donaldi ‘lë’ shtëpinë e Big Brother VIP? Ja kush futet në vend të tij


Aktori Donald Veshaj do të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë spektaklit të së martës së Big Brother VIP.

Produksioni ka lajmëruar surpriza në klipin prezantues se çfarë pritet të ndodhë gjatë prime-t sonte.

Mësohet se në shtëpinë e Big Brother do të hyjë vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj.

Nuk dihet nëse ai do të hyjë si surprizë për të vëllanë, apo si një konkurent më vete, apo si një konkurent së bashku me Donaldin.

Ky klip ka ngritur dyshime tek publiku pasi kanë aluduar edhe për një dalje të mundshme të Donaldit nga shtëpia. Ky hamendësim lidhet edhe me një zhvillim gjatë kësaj jave, ku Donaldi ka shkruar në xham “më nxirrni që këtu”, por më pas shkruajti “jo, jo”.

“Sonte në shtëpi do ketë një hyrje të re të cilën publiku e ka kërkuar pafund. A do kuptojnë banorët që në vend të Donaldit do jetë Romeo? Cilat do të jenë reagimet e tyre?”, thuhet në klipin që ka publikuar Arbana Osmani në Instagram.

“Një ndërrim i Romeos me Donaldin? Hyrja e sotme në shtëpi pritet t’i trazojë ujërat”, shkruhet në faqen zyrtare në Instagram të Big Brother.

Vlen të përmendim edhe faktin që marrëdhënia e Donaldit me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë ka shkaktuar një valë reagimesh tek publike, që tashmë është i ndarë pothuajse në dy pjesë, pro lidhjes së tij me Bora Zemanin dhe në anën tjetër pro romancës me Beatrix.

bigu

© Panoramaplus.al