Moderatori i njohur Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë si të çuditshme por edhe aspak të këndshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blendi në rrjetet e tij sociale teksa ka publikuar mesazhet të një mjeku brazilian i cili e ka kontaktuar moderatorin dhe i ka treguar se dikush po keqpërdor identitetin e tij duke u shtirur si i pasur dhe kërkon partnere.

Gazetari publikoi gjithashtu foton pasaportës falco apo mjeteve të tjera të identifikimit ku dukej qartë se shtetasi brazilan kishte përdorur fotot e tij.

“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret nga një burrë për të vjedhur femrat braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat e tij. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një njeri i vetmuar dhe i pasur që po kërkon për grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”– ishte mesazhi që personi i kishte dërguar Bledit.



