30 Korrik, 2022

E pabesueshme! Elvana Gjata këtë herë shkoi shumë larg me videon e saj në Tiktok


Fileto pule me llak flokësh? Kjo është sfida më e re e ushqimit nga Elvana Gjata.

Këngëtarja prej kohësh është shumë aktive me karrierën, po ashtu edhe në rrjetet sociale. Kemi parë momente gazmore të pafundme të postuara nga Elvana, po si ky i fundit ju sigurojmë që jo. Së fundmi, në videon e postuar në TikTok, Gjata duket duke u rregulluar teksa po han edhe sallatë.

Në një momet teksa parukjeria e saj po i modelonte flokët me llakë, Elvana ka habitur duke i kërkuar t’i hedhë pak edhe në copën e filetos që mbante në pirun. Nëse mendoni se këngëtarja nuk e gëlltiti, jeni gabim dhe jo vetëm kaq nga reagimi u duk se e shijoi.

“Sa i mirë ky llaku. Ma qit pak këtu të lutem. Faleminderit,”-dëgjohet të thotë Elvana në video.

Kujtojmë që pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku këngëtarja teksa po udhëtonte me makinë ka ndeshur një vajzë e cila po dëgjonte këngën e saj. Vajza ka shpërndarë videon në TikTok duke treguar se po dëgjonte këngën “Loti” me volum të lartë dhe fati deshi që ta parakalonte Elvana.

Këngëtarja siç duket e dëgjoi këngën dhe nuk hezitoi t’i përshëndeste duke dalë pak te xhami i makinës. Elvana shihet duke kënduar dhe u dërgon një puthje me dorë. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në Instagram edhe nga vetë Elvana.

© Panoramaplus.al