16 Janar, 2020

E nxorri në shitje/ Biznesmeni 57-vjeçar i blen virgjërinë 19-vjeçares për 1.2 milionë euro: I ofron edhe të martohen


Një 19-vjeçare ka shitur virgjërinë e saj për 1.2 milionë euro. Ajo e vuri në shitje virgjërinë në një faqe eskorte online.

Ekaterina, e cila u listua në Cinderella Escorts, është me origjinë nga qyteti i Kharkiv në Ukrainën veri-lindore, por aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor agjencia zbuloi se ajo planifikonte të shiste virgjërinë e saj, që u verifikua nga një mjek, për jo më pak se 84.120 paund.

Dhe këtë javë Cinderella Escorts konfirmoi se ajo ia shiti virgjërinë një biznesmeni 58-vjeçar në Mynih, që zotëron qendra fitnessi në të gjithë Evropën, për 1.2 milionë euro.

Katya, e cila flet anglisht dhe rusisht, shpjegoi më parë se do ti shpenzojë paratë për udhëtime dhe jetë luksi.

Blerësi është përshkruar si një biznesmen nga Mynih. Detajet tregojnë se oferta e dytë erdhi nga një avokat në New York i cili ofroi 1 milionë euro ndërsa oferta e tretë nga një këngëtar në Tokio që ofroi 800.000 euro.

Emrat dhe detajet e burrave që dhanë ofertën do mbahen gjithmonë private.

Sipas faqes, blerësi është dëshiron edhe të martohet me Katyan duke e mbështetur financiarisht me një buxhet mujor prej 10.000 euro.

Duke folur për FEMAIL, Katya pranoi se vendimi për të shitur virgjërinë e saj nuk ishte e lehtë.

“E kam menduar disa herë që të mos e shes virgjërinë time. Ishte padyshim një vendim i ashpër, për arsyen se është i pakthyeshëm.  Zgjedhja midis humbjes së virgjërisë sime me dikë që e dua dhe për të humbur përgjithmonë shansin tim për të fituar miliona është e vështirë,”– tha ajo. “Megjithatë mendoj se probabiliteti për tu penduar nëse nuk pranon paratë është i madh.”

© Panoramaplus.al