Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Coco Lee ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pasi kreu vetëvrasje. Lajmi u konfirmua nga vetë motrat e së ndjerës nëpërmjet një postimi Facebook ditën e sotme.

Sipas motrave të saj më të mëdha, CoCo Lee tentoi vetëvrasjen në shtëpinë e saj të dielën, më 2 korrik dhe u dërgua menjëherë në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo mbeti në koma derisa u shpall e vdekur ditën e sotme.
Ndër të tjera në deklaratë thuhej se CoCo kishte disa vite që po luftonte me depresionin dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Në postim thuhej: “Edhe pse CoCo kërkoi ndihmë profesionale dhe luftoi kundër depresionit, fatkeqësisht, errësira brenda saj e pushtoi”.
Ajo u bë e famshme falë zërit që i dha Mulanit të fimit të Disney-t.
E lindur në Hong Kong, CoCo Lee u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në moshën 9-vjeçare dhe më vonë u kthye në atdheun e saj për të nisur një karrierë të suksesshme muzikore. Ajo u bë e njohur në vitin 1998 kur këndoi versionin Mandarin të këngës me temë ” Reflection ” nga filmi i dashur i Disney ” Mulan ” dhe dubloi zërin kinez për personazhin titullar të filmit.
CoCo Lee gjithashtu arriti suksese të jashtëzakonshme, duke u bërë e para kineze amerikane që performoi në Oscars me interpretimin e saj të ” A Love Before Time ” nga kryevepra e Ang Lee. Për më tepër, ajo u bë ambasadorja e parë e markës Chanel me origjinë kineze për rajonin e Azisë.
Gjatë gjithë karrierës së saj, CoCo mbeti një figurë e shquar në Kinë, e njohur për talentin dhe stilin e saj të veçantë që e bëri atë një yll ikonë të popit të fillimit të viteve 2000. Ajo mori pjesë si gjyqtare në konkurse të ndryshme të këngës dhe reality shoë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në industri.


