Bes Kallaku është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar, si dhe më të ndjekurit në rrjetet sociale. Ai vazhdimisht publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Por së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë një foto të vjetër nga fëmijëria e tij. Në krahët e prindërve të tij dhe me një shikim të shtrembër, Besi duket se ka qenë një fëmijë i mjaft i këndshëm.

“Babi, mami edhe un llapushi… që atëherë shihja shtrembër”, shkruan me shaka mbi foton e postuar në profilin e tij në “Instagram”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
