25 Korrik, 2020

E motra e nxori zbuluar, Olta Gixhari konfirmon gjininë e bebit me foton e kapur për dore me partnerin misterioz


Aktorja Olta Gixhari ka reaguar në rrjetet sociale pasi motra e saj, Gerta Gixhari i zbuloi gjininë e bebit.

Aktorja e njohur publikoi një foto e kapur për dore me partnerin e saj misterioz dhe së bashku mbanin një palë këpucë ngjyrë blu, duke konfirmuar që janë në pritje të një djali.

“Shiko kush po vjen, djali ynë”- shkroi Olta Gixhari, krahas fotos.

Ajo e kishte mbajtur të fshehtë gjininë e bebit, por ishte motra e saj Gerta që e bëri publike padashje gjatë një interviste.

Moderatorja teksa fliste për shtatzëninë e së motrës tha se mezi po priste që të vinte në jetë djali i saj.

“Mirë duket deri tani. Besoj nga mesi ose fundi i gushtit do të lindë. Në plan e kam të shkoj, por nuk e di sesi do të jetë gjendja. Kur të vijë në jetë djali, ti themi gjininë. Publikisht nuk ka dalë akoma.

Më shumë jam e impresionuar për të parë djalin e saj sesa periudhën e shtatzënisë sepse është një etapë që e kam kaluar vetë, është e njohur për mua dhe nuk më impresionon shumë ajo pjesë. Këshillimet dhe komunikimet kanë qenë gjithë kohës.

I them që të lëvizë sa më shumë sepse është e rëndësishme gjatë periudhës së shtatzënisë,”– tha Gerta Gixhari e ftuar në emisionin “Rudina”.

Aktualisht Olta Gixhari po jeton në Spanjë me partnerin e saj misterioz, të cilit ka vendosur që të mos ia zbulojë identitetin.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al