17 Shkurt, 2022

“E morëm vesh që bashkëshortja ishte shtatzënë kur po …”- Florjan Binaj tregon pse zgjodhi emrin Vjosa për vajzës: S’mund ta kishte ndryshe


Aktori i njohur Florjan Binaj është bërë baba për herë të tretë më 20 janar dhe emrin që zgjodhi për vogëlushen e tij ishte Vjosa.florjan binaj

Florjan Binaj, i cili ka lobuar shumë për shpalljen e Vjosës në Park Kombëtar, tha se morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku pikërisht në këtë lumë.

Ai tha se nuk kishin si t’i vendosnin emër tjetër vajzës, ndërsa shtoi se është i pakënaqur me shpalljen e lumit Vjosa si Park Natyror.

florjan binaj

“Vjosa është mirë. Jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve. Emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë. Nuk mund ta kishte ndryshe emrin. Vjosa u shpall park natyror dhe jam i pakënaqur sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron. S’do reshtim luftën për ta shpallur park kombëtar”, tha aktori.

sadina-allaj-florjan-binaj5 sadina alla florjan binaj3 sadina alla florjan binaj sadina alla florjan binaj1 sadina alla florjan binaj4 florjan-binaj7

© Panoramaplus.al