6 Korrik, 2022

E mbuluar vetëm me peshqir, Eliona Pitarka habit me postimin e fundit: A ka ndonjë të ‘çmendur’ që…


Aktorja e humorit, Eliona Pitarka, po shijon pushimet me familjen e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes postimeve në rrjetet sociale, ku është shumë aktive duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme.

Përveç fotove të vajzës së saj Galës, aktorja publikon shpesh edhe foto me poza provokuese duke treguar format turpore. Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet e mbuluar me një peshqir. Aktorja shihet teksa po pastron dyshemenë, ndërsa krahas videos shkruan: “Vesi del me shpirtin thonë. Kam ndonjë të ‘çmendur’ tjetër që sa herë ikën me pushime merr leckën me vete, se do të lajë çdo dhomë”

Menjëherë ndjekësit reaguan përmes komenteve, duke shprehur se kanë të njëjtin “ves.”

Disa muaj më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar këto ditë për herë të parë foto me të.

Ajo kishte zgjedhur dy fustane elegantë të ngushtë dhe jo stil princeshe. Njëri ishte me krah të gjatë teksa nxjerrte në pah dekoltenë e saj. Ndërsa i dyti ishte i shkurtër dhe i thjesht që i jepte mundësinë asaj të ndihej rehat.

Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik. Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

© Panoramaplus.al