4 Janar, 2022

E mbani mend ‘Mimoza llasticën’? Sot i është futur rrugës së politikës, e martuar me një prokuror në Zvicër


Nëse dëgjoni emrin Zhaklina Dhimojani, ju shkon mendja tek aktorja protagoniste në filmin aq të dashur “Mimoza Llastica”? Bëhet fjalë pikërisht për të, personazhin e filmit shqiptar, e cila sot ka rrëmbyer vëmendjen e mediave zvicerane.

3FO1joey4CsAMcjja6_OaN-640x360

Pas largimit nga Shqipëria dhe nga aktrimi, në Zvicër Dhimojani e nisi karrierën si përkthyese, por sot ajo është e angazhuar në politikën lokale.

Zhaklin është e martuar me prokurorin federal Stefan Blättler.

Sipas mediave zvicerane, një politikan shqiptar ka mbetur i habitur kur ka parë foton e çiftit në faqen zyrtare të parlamentit zviceran.

mimoza llastica

“Sigurisht që e njoh”, – shkruan politikani teksa vijon – “Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi qenë në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, citon gazeta zvicerane.

© Panoramaplus.al