8 Tetor, 2018

E mbani mend Bleonën 20 vite më parë? Ja si dukej këngëtarja në 1998-n


Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila që në fillimet e saj është njohur për guximin dhe eksplorimin e trendeve të reja.

Teksa sot ajo po kërkon famën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesa duket është paksa nostalgjike për fillimet e saj në karrierë. Ajo ditën e sotme ka publikuar në “Instastory” cover-in e albumit të saj të parë, 20 vite më herët.

Duke shikuar fotografinë, duket se se veç moshës  nuk  ka ndryshuar shumë ndër vite. Në foton e publikuar ajo duket me një stil ndryshe, me flokët e fryra me onde dhe një fustan të shkurtër të bardhë, por rrezatuese.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja shqiptare po përgatitet për këngën e saj të re “Monster” të cilën ka njoftuar se do ta publikojë këtë javë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al