
Këngëtarja e njohur Olta Boka ditën e djeshme ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj personale.
E pyetur nga moderatorja Alketa Vejsiu se pse nuk e bën publike portreti e vajzës së saj, Olta u shpreh se e ka bërë këtë zgjedhje pasi Gala nuk është ende në moshën e duhur për të vendosur se nëse dëshiron të jetë pjesë e medias apo jo.
“E kam bërë unë këtë zgjedhje për Galën, pa dashur të gjykoj vendimmarrjen tjetër. Por unë duke u rritur në media dhe duke e ditur mirë se çfarë është media, duke e ditur që në fund të fundit zgjedh që një prind ta trajtojë si një individ me të drejta të plota.
Në moshën që është ajo është e paaftë në kapacitet të vendosë për veten e vet atë që është më e mirë. Nëse ajo do të dojë të jetë pjesë e ekranit absolutisht që do ta ketë jetën si ti dojë zemra. Por përsa më përket mua kam zgjedhur që ta respektoj.”- tha Olta.


