30 Korrik, 2021

E mbajti të fshehtë për muaj të tërë, Aurela Hoxha publikon për herë të parë foto më fëmijën


aurela-hoxha2222

Modelja Aurela Hoxha ka publikuar për herë të parë foto me fëmijën e saj. Ajo ka shpërndarë disa foto në Instastory teksa mban fëmijën në krah.

aurelahoxha

Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që kanë uruar modelen e cila tashmë është bërë nënë. Kjo është hera e parë që modelja ka publikuar një foto të fëmijës së saj. Madje ajo është përpjekur që ta mbajë të fshehur, që në kohën që ka mbetur shtatzënë.

aurelahoxha1

Jeta në Spanjë  e ka “detyruar” Aurela Hoxhën që ajo ta fshehë këtë lajm të gëzueshëm. Një muaj më parë, burime pranë saj kanë treguar për gazetën se ajo ishte duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

aurela hoxha (3)

Aurela dhe bashkëshorti i saj, Albani prej kohësh jetonin në Spanjë, por pas një ndarjeje të shkurtër që patën, modelja u rikthye në Shqipëri.

aurela hoxha (7)

Megjithatë, çifti arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe u rikthyen sërish bashkë. Modelja e njohur, pasi ishte vendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, u mësua se ishte shtatzënë.

aurela hoxha (5)

aurela hoxha (4)

aurela hoxha (1)

© Panoramaplus.al